Dita pare: 5 Maj

Nisja nga Rinasi per ne Milano ora 07:00 me Avion te shoqerise …………. Rreth ores 09.00 do te fillojme udhëtimin tone drejt Luganos ku do te qendrojme per nje kafe dhe do te shijojme bukurite e Alpeve zvicerane. Pas ketij pushimi vazhdojme udhetimin drejt Luzernes, ku pas nje vizite qe zgjat rreth  2 ore, ku do te vizitojme se bashku “Uren Chapel”. Dreka e lire facultative ne Luzerne.  Pasdite mberrijme ne Bodensee, ku atraksioni me i madh eshte liqeni. Me nje siperfaqe prej rreth 536 km2, liqeni bashkon 3 shtete, Gjermani, Austri dhe Zvicer.  Akomodimi ne hotel ne Bodensee.

 

Dita e dyte: 6 Maj

Mëngjesi “ Open Buffet” në Hotel. Pas mëngjesit do te fillojme drejt udhetimin tone drejt Mainau Insel.  Nje nga 12 ishujt e liqenit eshte Mainau Insel.  Ishulli funksionon si kopesht botanik. Fredirick I, duka i madh i Baden – it, e krijoi ishullin si nje kopesht personal, dhe sot ky kopesht nuk eshte me vetem pasuri e tij, por e te gjitheve. Aty gjenden rreth 500 variete te ndryshme bimesh dhe druresh, nder to edhe nga me te rrallet. Pas udhetimit ne ishullin e luleve 14:00 behet nisja drejt Neuschwanstein Castle  eshte nje keshtjelle e shek XIX  e vendosur ne koder mbi fshatit Hohenschwangau afer Füssen ne jug perendim te Bavarise, iGjermany.  Pallati eshte porositur  nga  Ludwig II i Bavarise si nje homazh per Richard Wagner. Pallati u ngrit si nje strehe personale e mbreterve por u hap kundrejt pageses per publikun pas vdekjes se tij ne 1886.  Qe atehere rreth 60 milion vizitore kane vizituar keshtjelle e Neuschwanstein. Me shume se 1.3 milion banore e vizitojne ate cdo vit, dhe mbi 6000 vizitore cdo dite ne vere.   Keshtjella eshte bere pjese e shume filmave dhe eshte logo zyrtare Disneyland si edhe nje inspirim per keshtjellen e filmit te animuar Bukuroshja e Fjetur.Vazhdojme udhetimin tone per  ne Munich. Akomodimi ne hotel.

 

Dita e trete: 7 Maj

Mëngjesi “ Open Buffet” në Hotel. Me tej dita I eshte dedikuar e gjitha Mynihut, vizita jone fillon me qendrën e qytetit ku do të vizitojmë monumentet historike si kishën Alter Peter 304 shkallë e lartë nga ku dominohet gjithë qyteti i Mynihut, Bashkinë e qytetit , Katedralen e Gruas (Frauen Kirche) rezidencën verore të mbretit Nymphenburg Palace, që daton që në vitin 1664 e ndërtuar nga çifti mbretëror me rastin e lindjes së djalit të tyre Maximilian II Emanuel. Sot ndërtesa është e hapur për publikun, por ruan edhe funksionin e saj në shërbim të Dukës së Bavarisë. Kthimi ne Hotel pasdite vone dhe darka e lire per te shijuar qytetin by night.

 

Dita e katërt: 8 Maj

 Mëngjesi “ Open Buffet” në Hotel. Diten do t’ia dedikojme perseri qytetit te Mynihut, nga ku do te vizitojme Deutche Museum ose I quajtur ndryshe Muzeu I teknologjise. Dreken e rekomandojme tek shtepia e birres “The Hippodrom”, vendi ku njerezit e rinj takohen me njerezit e zemres. Ne Hippodrom pervec se mund te drekojme, mund te festojne edhe festen birres. Ketu te jepet gjithashtu mundesia per t’u marre autografe njerezve te njohur te televizionit, sportit etj. Pasditja e lire per shopping ose per te apasionuarit e futbollit do te ofrojme mundesine e vizites ne Alianz Arena me drita ndezur. (Dritat ne Allianz Arena ndizen vetem kur Bayern fiton ndeshjen e rradhes). 

 

Dita e pestë: 9 Maj

Pas mengjesit ne hotel vazhdojme udhetimin tone drejt qytetit te Salzburgut, Do të vizitojmë së bashku qendren e qytetit dhe shtëpinë e kompozitorit të madh Moxart. Qyteti e ka marre emrin Salzburg sepse ne kohen e mesjetes behej tregtia e kripes. Prandaj keshtjella ka marre emrin Salzburg (keshtjella e kripes) dhe me pas drejt qytetit Innsbruck (Kryeqyteti i Tirolit) nepermjet rruges Alpensttrasse qe eshte nga rruget me te famshme ne Evrope me nje panorame te mrekullueshme te maleve e natyres. Do te vizitojme qytetin e Innsbruck-ut dhe gjithashtu do te vizitojme muzeumin, showroomin e dyqanin e Swarovskit. Pasdite vone nisemi drejt Verones mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Verone (Itali).

                                  

Dita e gjashte: 10 Maj

Pas mengjesit te heret ne hotel vazhdojme udhetimin drejt qytetit te Venezia (qytetit te dashurise) . Ndalesa behet ne Tranqueto dhe me anije kalojme nepermjet grand kanal nga ku do te bejme nje vizite panoramike te qytetit dhe pasdite I drejtohemi qytetit te Verones ku do te marrim edhe avionin per Tirane.

Fundi I udhetimit tone.

 

Ne cmim perfshihen:

Udhetimi me avion vajtje ardhje Tirane – Milano, Verona – Tirane

Akomodimi ne Hotel 3 yje ne te gjithe ditet e qendrimit me mengjes open buffet.

Udhetimi per ne Austri, Gjermani, Itali behet me autobus komod  me TV, WC,AC, VRC

Guide profesionale gjate gjithe kohes se qendrimit

   

Ne cmim nuk perfshihet

Bileta e hyrjes ne Muzeumin Swarovski. ( 6 euro)

Hyrja ne muzeun e Iceman ne Bolzano   6eur

Allianz Arena  10 eur

Hyrja ne keshtjellen e Neuschwanstein  12 eur

Hyrja ne shtepine e Moxartit   5 eur

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne rubriken “Perfshihet ne cmim”

 

648 €/person

 

Contact us

For Air Ticketing

Tel: 355 4 2240819

Email: ticketing@toptour.al

 

For Hotel reservation & Outgoing Tour

Tel: 355 4 2240819

Mob: 355672035077

Email: sales@toptour.al

            reservation@toptour.al

 

For Incoming Tour

Tel: 355 4 2240819

Mob: 355692036077

Email: eliana.bakiri@toptour.al

              info@toptour.al

Connect with us

Sign up today and never miss another deal again!


Partnerë :

      

About us

Our field of expertise runs on:

1-Hotel reservations in and outside Albania 
2-Box office
3-Logistic
4-Events
5-Tourism
6-Insurance